Lajme
Thaçi, kritikon ICO-n dhe EULEX-in
Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar të panevojshme ndërhyrjen që mbikëqyrësi i pavarësisë, Pieter Feith, e ka bërë në rastin e përzgjedhjes së guvernatorit të venditThaçi e ka ftuar Feithin që përgjigjen e pyetjes pse Prokuroria Speciale e Kosovës deshi ta hetonte, ta gjejë në “shtëpinë ku punon” e jo gjetiu, raporton Koha Ditore.
Kryeministri e ka pranuar se në raste të caktuara nuk është pajtuar me qasjet e Feithit, ashtu sikurse Feith nuk është pajtuar me qasjet e tij.
Ai ka thënë se tekefundit nuk është i thirrur për ta dëgjuar diplomatin holandez, por për ta qeverisur vendin. ICO-ja, sipas tij ka bërë gabime edhe sa u përket mosveprimeve në veri të vendit, ashtu sikur që ka mund të ketë bërë gabime edhe vetë Qeveria.
Shefi i qeverisë, nuk është rezervuar nga kritikat as për EULEX-n. Ai ende vazhdon të besojë se ndërhyrja e EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, kur ajo është drejtuar nga ish-ministri, Fatmir Limaj, ka qenë e motivuar politikisht nga ndërkombëtarë me influencë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











