Lajme
Thaçi i kundërpërgjigjet Nikoliqit: Je humbës i madh
Kryeministri Thaçi tha se ashtu siç është larguar humbëse dhe turëruese Serbia në vitin 1999 nga Kosova, ashtu do t’i ndodhë sërish
Kryeministri Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq për rikthim në Kosovë, duk e quajtur atë “një humbës të madh”. Thaçi ka thënë se ashtu siç është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999 ashtu do të ndodhë sërish.
Kryeministri kosovar kërcënimet e Nikoliqit i ka quajtur mesazhe të këqija të Serbisë në raport me Kosovën, por edhe për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin fqinjësor në rajon. Këto komente Thaçi i ka bërë gjatë një deklarate dhënë RTK-së, ndërsa pasuar pas kërcënimit të presidentit serb se nëse është nevoja edhe me ushtri do ta kthejmë Kosovën.
Kryeministri Thaçi tha se mesazhet e Nikolliqit burojnë nga periudha dhe mentaliteti i Millosheviqit, të cilat kanë shkaktuar dhimbje të mëdha për popujt ballkanikë, por edhe për popullin serb.
“Një fjalor i tillë u ka shkaktuar kriza dhe vuajtje të mëdha popujve, ka shkaktuar edhe gjenocidin në Kosovë nga ana e Serbisë, ku pjesëtarë të këtij regjimi ndër kryesorët kanë qenë dhe Nikolliq edhe Daçiq, po në të njëjtën kohë theksoj se vazhdimi i këtij fjalori nënkupton vazhdimin e humbjeve të tjera të Serbisë në raport me Kosovën”, tha ai
Ashtu siç është larguar humbëse dhe turpëruese Serbia në vitin 1999, sipas Thaçit, i njëjti skenarë do t’i ndodhë sërish.
Ndërsa sa i përket rifillimit të dialogut me Serbinë, Thaçi tha se paraprakisht duhet të implementohen marrëveshjet e para, pastaj të negociohet për telekomunikacionin e energjetikës, e më pas të diskutohet për bisedime të reja.
“Paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel në veçanti IBM-ja (Marrëveshja për Lëvizje të Lirë) dhe bashkëpunimi rajonal që janë parakushte për konsolidimin apo normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, konsideron kryeministri Thaçi.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










