Kosova
Thaçi i kërkon Kurtit propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është përgjigjur përmes dy letrave kryeministrit në detyrë, njëherësh edhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, ku i ka kërkuar një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Në letrën e parë drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatojë për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare të presidentit Thaçi drejtuar Kurtit.
Ndërsa, në letërn e dytë, presidenti Thaçi ka shkruar se takimi i djeshëm mes tyre, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ka qenë takim konsultues me të si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si lider i partisë së parë sipas rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










