Lajme
Thaçi: Fitoi opsioni i paqes
Me këtë marrëveshje, sipas Thaçit, do të normalizohet gjendjen në Kosovë. Serbët në veri kanë kthyer barrikadat, ndërsa Qeveria e Serbisë deri të hënën, vendos nëse e pranon ose jo marrëveshjen
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media, një ditë pasi në Bruksel është nënshkruar marrëveshja e përafruar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Kosova, Serbia dhe rajoni, hapën një kapitull të ri, kapitullin e bashkëpunimit.
“Dje me nënshkrimin e marrëveshjes, Kosova dhe Serbia u përcaktuan për evropianizimin e rajonit. Kosova ka fituar, Serbia ka fituar dhe rajoni mbi të gjitha ka fituar, ka fituar Bashkimi Evropian, kanë fituar vlera euro-atlantike. Ka fituar opsioni i paqes, stabilitetit dhe integrimit”, tha Thaçi.
Me këtë marrëveshje, sipas tij, do të normalizohet dhe funksionalizohet gjendjen në Kosovë.
“Do të shkrijmë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës, do të normalizojmë gjendjen në veri të vendit, dhe do të çimentojmë të ardhmen tonë evropiane”, tha Thaçi, sipas të cilit procesi negociua ka qenë shumë i vështirë.
“Marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet tona. Policia dhe gjyqësia do të funksionojnë me ligjet e Kosovës dhe do të ruhet karakteri unitar i shtetit tonë. Asociacioni i komunave do të funksionoj me ligjet e Kosovës, dhe do të ketë po ato struktura që ka edhe asociacioni aktual tjetër i Kosovës”, siguroi ai.
Strukturat paralele, siç deklaroi më tej kryeministri, do të shpërbëhen dhe zgjedhjet lokale do të organizohen në pjesën e dytë të këtij viti, me lehtësimin e OSBE-së dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
“Tani ne duhet të përqendrohemi në implementimin e marrëveshjes. Kemi marrë edhe dje garanci nga NATO që edhe ata do të jenë partner në implementimin e plotë të marrëveshjes”, deklaroi Thaçi.
Ai po ashtu iu drejtua me je mesazh edhe qytetarëve në veri. Kjo marrëveshje, siç tha ai, është lajm i mirë për “ju dhe për ne”. Kjo marrëveshje, sipas tij, hap perspektivë për qytetarët që të kthehen në pronat e tyre, të lëvizin lirshëm dhe të jetojnë pa frikë.
“I ftoj që të mos bien pre e atyre që tash e 14 vite e kanë mbajtur peng gjendjen në veri, e kanë mbajtur peng jetën tuaj, jo për të quar përpara agjendën politike të vendit, por thjesht për përfitime të ngushta politike, materiale dhe personale. Prandaj, i ftoj që të mos i frikësohen marrëveshjes, mos t’i frikësohen institucioneve të Kosovës”, tha kryeministri.
“Rruga drejt BE-së do të jetë e gjatë dhe do të kërkoj transformime rrënjësore. Tani e tutje, ky do të jetë prioriteti ynë kryesor”, tha në fund kryeministri kosovar.
Megjithatë, pas marrëveshjes serbët e veriut kanë rikthyer barrikada, në kundërshtimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Thaçit e Daçiqit. Ata kanë vendosur barrikadë nga zhavorri mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq.
Po ashtu udhëheqësit e serbëve në veri kanë paralajmëruar masa radikale, përfshirë edhe protesta në veriun e rebeluar.
“Serbët janë një popull i çuditshëm. Ne nganjëherë më shumë e duam politikën e akteve të kryera dhe më pas të themi se ja nuk mundëm të bëjmë asgjë se sa të parandalojmë diçka”, ka thënë ndërkaq kryeministri serb Ivica Daçiq pas kthimit nga Brukseli.
Ai disa herë palës kosovare i është drejtuar me “siptari” duke thënë se marrëveshja ka arritur të parandalojë që ushtria e ardhshme e Kosovës të mos vendoset në veri, pavarësisht se në tekst nuk ka asnjë pikë që i referohet kësaj çështjeje.
“Kemi kërkuar në marrëveshje me Presidentin e Republikës që çizmja shqiptare të mos shkelë në Veri të Kosovës që policinë dhe drejtësinë ta bëjnë serbët…”. Ka deklaruar Daçiq, sipas të cilit, për pranimin ose jo të marrëveshjes do të vendosë Qeveris e Serbisë deri të hënë në mesditë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










