Kosova
Thaçi e Rama bisedojnë për hapjen e plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar gjatë ditës së sotme, e një ndër temat e tyre ka qenë edhe kufiri Kosovë-Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se kanë biseduar edhe mundësinë e krijimit të një hapësire shqiptare pa kufi.
“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës në Tiranë, Thaçi po ashtu është takuar me homologun e tij në Shqipëri, Ilir Metën, me ç’rast, ky i fundit ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












