Kosova
Thaçi: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikonfirmuar se Kosova është për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy shteteve.
Këtë komente presidenti Thaçi i bëri gjatë një konference për media, ku bëri të njohura çështjet të cilat u ngritën një ditë më parë në takimin e Samitit të Zagrebit, i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit, u zhvillua në mënyrë virtuale dhe jo në kryeqytetin kroat.
“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshojë askush”, tha Thaçi.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendosi tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe, mirëpo e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë që ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin pa kushte të tarifës. Bashkimi Evropian e ka mirëpritur heqjen e tarifës dhe nuk e ka komentuar vendosjen e masës së reciprocitetit. Në aspektin e liberalizimit të vizave, presidenti Thaçi tha se u ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së, se duhet të lëvizin më shpejt në këtë çështje.
Sipas tij, Kosova padrejtësisht po mbahet e izoluar, dhe ky theksoi Thaçi, është një ndëshkim i padrejtë ndaj qytetarëve dhe Kosovës.
“Kosova si shteti me proevropian në rajon meriton trajtimin me të shpejtë, më të përgjegjshëm dhe më vendimmarrës nga ana e BE-së në veçanti sa i përket nevojës dhe meritës së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, pra vendimin e menjëhershëm për liberalizimin e vizave për Kosovën, sepse kjo vonesë vetëm sa po zbeh autoritetin dhe besimin kosovar në raport më vendimmarrjen në Bruksel”, tha mes tjerash ai.
Presidenti i Kosovës, po ashtu tha se u ka bërë thirrje pesë vendeve të bllokut evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin shtetësinë e saj.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













