Kosova
Thaçi deklarohet pas takimit në Mynih
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për media pas takimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku në panel ishte përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.
Ai ka treguar se në këtë takim ka shpalosur të arriturat e Kosovës dhe se ka kërkuar që kjo qasje e BE-së sa u përket vizave karshi Kosovës të ndryshojë.
“Ishte një mundësi shumë e mirë që të prezantohen të arriturat e Kosovës. Biseduam për hapat e mëtutjeshme që duhet të ndërmerren. Kosova është e zhgënjyer nga BE-ja për shkak të mosliberalizimit të vizave. Kërkova që kjo qasje të ndryshojë. Nuk po kërkojmë ndonjë dhuratë. Është një qasje tërësisht e padrejtë ndaj qytetarëve të vendit”, tha fillimisht presidenti i Kosovës.
Tutje, Thaçi foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se ky dialog duhet të përmbyllet me njohje. Në fund, presidenti theksoi se duhet të ketë vullnet të mirë nga të dy vendet që marrëveshja finale Kosovë-Serbi të arrihet në fund të këtij viti.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














