Kosova
Thaçi i bashkohet “Paradës së Krenarisë”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar “Paradës së Krenarisë” që ka nisur pak më herët në kryeqytet.
Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për komunitetin LGBTI.
“Jam këtu për të shprehur përkrahje për komunitetin LGBTI dhe për të konfirmuar që të gjitha komunitetet në Kosovë janë të barabarta. Se shteti dhe shoqëria janë ndërtuar në principet për liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se nuk do të lejohet dhuna apo kërcënimi i këtij komuniteti, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Kosovës ka qëndruar pak minuta në sheshin “Skëndërbeu”, deri në momentin kur ka nisur ecja në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.
Pjesëmarrëse në “Paradën e Krenarisë” ishte edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










