Lajme
Tetovë, nusja vdes në ditën e dasmës
Në ditën kur duhej ta veshte vellon e nusërisë, Arjeta Aliti 23 vjeçe, ka ndërruar jetë, duke lënë në gjysmë dy dasma. Fustanin e nusërisë ia kanë hedhur mbi arkivol
Një tragjedi si në legjenda ka ndodhur të dielën në Tetovë, duke shkaktuar shok për shumë qytetarë gjithandej Ballkanit. Në ditën kur duhej ta veshte vellon e nusërisë, Arjeta Aliti 23 vjeçe, ka ndërruar jetë, duke lënë në gjysmë dy dasma, atë të familjes dhe të dhëndrit që priste nusen.
Arjeta Aliti ka vdekur nga një sulm kardiak, ndërsa mbi funeral ia kanë vendosur fustanin e nusërisë, pasi që ajo atë ditë kishte planifikuar ta veshte si nuse.
Arieta ishte e fejuar në fshatin Dobrosht të komunës së Tearces, ndërsa edhe në familjen e dhëndrit gjithçka ishte gati për pritjen e nuses. Sipas medieve lokale, vdekja e natyrshme kësaj vajze i ka mbyllur në zi dy familjet, por edhe rajonin e Tetovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












