Lajme
Tetori muaji I librit Swiss Albania Event hapi konkursin “Lexo Shqip & Fito”
Na trego sa lexon dhe fito.
Ftojmë të gjithë fëmijët shqiptarë në Zvicër të marrin pjesë në konkursin “Lexo Shqip dhe fito”.
Nga muaji Tetor 2021 – Mars 2022, filloni dhe lexoni libra në gjuhën shqipe, nga autorë.e shqiptarë.e apo të huaj.a.
Na tregoni qytetin tuaj dhe ne do të ju tregojmë bibliotekat më të afërta se ku mund të gjeni libra në gjuhën shqipe.
Në qoftë se nuk gjënden libra në gjuhën shqipe në bibliotekat afër vendbanimit tuaj atëherë do ja u dërgojmë me postë apo në bashkëpunim me shoqatat kulturore të qytetit tuaj.
Në muajin Prill 2022 , pikërisht në ditën e librit ( të përshtatur në fundjavë ) do të mbahet një festë ku secili fëmi që do na dërgoj librat me email që ka lexuar do na i prezantojnë ato.
E gjithë kjo do jetë e organizuar nga nje mini juri shkrimtarësh në Diasporën e Zvicrës.
Ai që ka lexuar me të vërtetë librat do jetë edhe fituesi i çmimit të parë, të dytë apo të tretë.
Mund të dalin 2 apo edhe me shumë fitues në çdo katigori që do jenë të barabartë.
Kriterë i veçantë pjesmarrja fillon me mbi 2 libra (poezi, tregime apo roman).
Të gjithë fëmijët do marrin çertifikatë pjesëmarrjeje dhe do ju dhurohet nga 1 libër ne shqip nga shtëpitë botuese Kosovë- Shqipëri.
Do të jetë një festë e librit në diasporën e Zvicrës dhe prezantimi i cilësive të fëmijëve.
Qëllimi i nismës tonë është nxitja e bashkatdhetarëve tonë që të lexojnë në gjuhën amtare.
Ftohen për të motivuar fëmijët nga mësuesit.set e shkollave shqipe ne Zvicër si dhe prindërit.
Mosha e pjesëmarrësve fillon 07 deri 14 vjeç.
Çmimet fituese do jenë:
4 libra për 1 apo me shumë fitues të çmimit të parë
3 libra për 1 apo me shumë fitues të çmimit të dytë
2 libra për 1 apo me shumë fitues të çmimit të tretë
Të gjithë pjesëmarrësve do ju dhurohet nga 1 libër ne shqip nga shtëpitë botuese Kosovë- Shqipëri.
Për më shumë detaje dhe pjesmarjen deri në 10 Shkurt 2022 : [email protected]
Shoqatat bashkpunetore:
Shoqata Bashkimi Uster Uster (Kanton Zurich)
Shoqata Swiss Albanian Women Ticino (Kanton Ticino)
Shoqata Association Académie Albanaise ( Kanton Valais)
Shoqata kulturore Sharri ( Kanton St Gallen)
Sponsor mediatik : albinfo.ch Media &print
Urojmë nga zemra të kemi sa me shumë pjesmarës dhe të gjithë sëbashku në nje fest me datën 2 Prill 2022.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












