Kosova
Testohet për herë të parë mbi qiellin e Kosovës droni Bayraktar
Për herë të parë në histori, sot mbi qiellin e Kosovës kanë fluturuar fluturaket e armatosura që janë në pronësi të shtetit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Që nga arritja në Kosovë në korrik të këtij viti, sot për herë të parë mbi Gjakovë ka fluturuar droni Bayraktar.
Pamjet i ka postuar qytetari Ngadhnjim Haxhosaj në profilin e tij në Facebook.
Dronët në fjalë janë prodhim i Turqisë dhe të njëjtët janë dëshmuar shumë efikas në luftën e Ukrainës dhe luftën Azerbaixhan-Armeni.
Kujtojmë që nga viti 1999, kur ka përfunduar lufta, hapësirën ajrore të Kosovës e kontrollon NATO.
Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura, kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.
https://www.facebook.com/100010357085437/videos/293883210176203/
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











