Shkurt.ch
Testi për shkurtim të procedurës së azilit, një sukses i plotë
Shpejtimi realizohet pasi që të gjithë pjesëmarrësit relevantë në procedurë, në qendrën federale gjenden «nën një kulm»
Raporti përmbyllës i evaluimit të fazës testuese mbi procedurën e shpejtuar të azilit, i prezantuar sot, është i qartë: praktika e ka dëshmuar të suksesshëm lkëtë test. Bëhet fjalë për vlerësimet eksterne të realizuara lidhur me qendrën testuese të azilit në Cyrih. Vlerësuesit kanë konstatuar se ka një shpejtim prej 39 për qind të procedurave ndërkohë që ka përmirësim edhe sa i përket këshillimit dhe përfaqësimit juridik të azilkërkuesve.
Sekretariati Federal për Migracion (SEM) nga janari i vitit 2014 ka filluar testimin e procedurave të reja, të shkurtuara të azilit në një qendër të re procedurale të nivelit federal, të vendosur në Cyrih. Synim i këtij testimi ka qenë të provohet se është i mundur shkurtimi i ndjeshëm i procedurës së azilit në të ardhmen. Dhe po ashtu që e gjithë procedura të fillojë e përfundojë brenda një qendre federale, thuhet në një komunikatë të SEM.
Katër organizata eksterne janë emëruar nga SEM që ta bëjnë evaluimin e këtij projekti, nga 1 janari 2014 deri më 31 gusht 2015. Rezultati i evaluimit ka dalë i kënaqshëm. Me metodologjinë e re është siguruar jo vetëm shpejtimi i ndjeshëm i procedurës por është arritur edhe cilësi më e lartë e vendimeve të marra, kuotë më e ulët e ankesave dhe përmirësim i përgjithshëm i ekonomizimit.
Shpejtimi realizohet pasi që të gjithë pjesëmarrësit relevantë në procedurë, në qendrën federale gjenden «nën një kulm». Ndërkaq, procedurat zvarriten, siç ndodh zakonisht në praktikën jashtë kësaj qendre, kur azilkërkuesit dërgohen në qendra të tjera, në kantone.
Në qendrën testuese gjatë gjithë kohës së evaluimit janë caktuar 2606 procedura azili. Deri në fund të gushtit 2015 janë përmbllur 63% të tyre, ose gjithsej 1632 sish.
Marrë mesatarisht, në këtë qendër procedurat janë përmbllur me vendim të plotfuqishëm brenda 59 ditëve. Shkurtimi i përgjithshëm i procedurës në qendrën testuese në krahasim me praktikën e zakonshme, ka qenë 39%.
Po ashtu është vlerësuar edhe ana ekonomike. Në një afat të mesëm, federata kursen 110 milionë franga në vit nëse e adopton këtë procedurë në gjithë vendin.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










