Lajme
Teste falas për të rinjtë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, flet menaxherja Barbara Burri
“Personat që duan të përfitojnë nga oferta e provës falas duhet të jenë banues në qytetin e Cyrihut”, u shpreh Burri

Nga qershori, disa grupe njerëzish në qytetin e Cyrihut do të mund të testohen pa pagesë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Ajo vjen pasi numri i infeksioneve të reja me IST, si herpesi, klamidia, gonorrea apo sifilizi janë rritur vitet e fundit. Shumica e infeksioneve të diagnostikuara në Zvicër janë gjetur në Cyrih, sipas ekspertëve, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Shumë të rinj në qytet, të cilët zakonisht janë seksualisht më aktivë se grupet e tjera, janë të prekur. Për të kundërshtuar këtë zhvillim, qyteti i Cyrihut njoftoi në nëntor 2021 se do të ofronte teste falas për IST dhe HIV për personat nën 25 vjeç – qyteti i parë në Zvicër që e bën këtë.
Tani projekti pilot, i cili fillimisht ishte paralajmëruar për vjeshtën e vitit 2022, do të fillojë.
Sipas Barbara Burrit, menaxhere e projektit të shërbimeve shëndetësore bashkiake, projekti u vonua me pesë muaj për arsye administrativo-ligjore. Në fazën e parë, e cila tani është duke u zhvilluar, stafi do të rekrutohet dhe trajnohet.
Testet falas do të bëhen të aksesueshme nga qershori për pjesët e popullsisë që kanë një rrezik më të lartë të HIV-it ose një sëmundje tjetër seksualisht të transmetueshme, por kostoja e lartë e testeve mund të jetë një pengesë, tha Burri, përcjell tutje albinfo.ch.
“Këta janë kryesisht të rinj deri në moshën 25-vjeçare”, tha ajo. Megjithatë, grupet me të ardhura të ulëta mbi 25 vjeç do të mund të testohen gjithashtu falas.
“Personat që duan të përfitojnë nga oferta e provës falas duhet të jenë banues në qytetin e Cyrihut”, shtoi Burri.
Sipas Burrit, kostot për projektin 3.5 vjeçar arrijnë në 2.66 milionë franga zvicerane. Piloti do të vlerësohet nga një studim shkencor nga Universiteti i Cyrihut.
Barbara Burri Sharani njihet si aktiviste dhe politikane zvicerane, e cila, veç tjerash, ka punuar disa vite për organizatat zvicerane edhe në Kosovë. Aktualisht ajo është bashkëkryetare e organizatës Solidar Suisse.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti