Kuriozitete
Tesla nën hetim, probleme me frenim
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organet qeveritare janë duke hetuar raportimet për frenimin e papritur të makinave Tesla në autostrada.
Për të ashtuquajturin “frenim fantazmë”, problemi është duke u shqyrtuar nga rregullatori amerikan, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).
BBC raporton se rregullatori ka marrë 354 ankesa në nëntë muajt e fundit dhe hetimi i saj do të mbulojë rreth 416 mijë automjete Tesla Model 3 dhe Model Y të viteve 2021-2022.
Sipas drejtuesve, problemi ndodh duke përdorur sistemin e ndihmës së shoferit të quajtur Autopilot.
Ky funksion i jep automjetit kontrollin mbi disa elementë të frenimit dhe drejtimit gjatë vozitjes. Por ai nuk është një zëvendësim për një shofer njerëzor.
Prandaj dhe Tesla i ka rekomanduar drejtuesit të qëndrojnë vigjilentë dhe të mbikëqyrin automjetin, duke vënë në dukje se sistemi Autopilot “nuk e bën automjetin autonom”.
Momentalisht, kompania ndodhet nën hetim nga NHTSA-ja për dy çështje të tjera.
Në dhjetor 2021, Tesla çaktivizoi funksionin Passenger Play që lejonte lojërat të luanin në ekranin me prekje teksa makina ishte në lëvizje, duke çuar në një hetim të hapur që mbulonte rreth 580 mijë automjete.
Kurse gushtin e kaluar, NHTSA-ja nisi të shqyrtojë rolin e sistemit Autopilot në 11 aksidente që përfshinin automjete emergjente, duke mbuluar rreth 765 mijë makina Tesla.
Nga ana tjetër, Zyra e Hetimit të Defekteve e NHTSA-së (ODI) ka filluar një “vlerësim paraprak” të Tesla-s mbi ankesat.
Ndryshe, kjo është faza përpara se agjencia të mund të lëshojë zyrtarisht një tërheqje të automjeteve.
Sipas zyrës, nuk ka pasur përplasje, të lënduar apo viktima si pasojë e incidenteve.
“Ankesat pretendojnë se teksa përdoren veçoritë ADAS, duke përfshirë kontrollin adaptiv të lundrimit, automjeti frenon papritur frenat e tij gjatë vozitjes me shpejtësi autostrade”, ka treguar raporti.
Gjithashtu ka nxjerrë se “ankuesit raportojnë se ngadalësimi i shpejtë mund të ndodhë pa paralajmërim, në mënyrë të rastësishme dhe shpesh në mënyrë të përsëritur në një cikël të vetëm drejtimi”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












