Autotech
Tesla duhet t’ia paguajë ish-punëtorit 130 milionë dollarë
Një gjykatës federal amerikan urdhëroi të hënën Tesla Inc. të paguajë më shumë se 130 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj ish-punëtorit me ngjyrë, pasi u zbulua se ai ishte i ekspozuar ndaj një mjedisi pune armiqësor racor, raporton Wall Street Journal.
Gjykatësi tha se kompania nuk kishte ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të siguruar që Owen Diaz, një punonjës me kontratë në fabrikën Tesla Fremont në vitet 2015 dhe 2016, të mos abuzohej në baza racore.
Në një mesazh për punonjësit që Tesla publikoi në faqen e saj të internetit, prodhuesi i veturave thekson se gjyqi u referohet fyerjeve racore që ndodhën në fabrikë dhe mbishkrimeve raciste në banjo.
Tesla thotë se ka bërë ndryshime që kur Diaz punoi në fabrikën e Fremont, duke përfshirë ekipe të dedikuara për të hetuar ankesat e punonjësve dhe për t’u siguruar që punonjësit të kenë mundësi të barabarta në kompani.
Vitin e kaluar prodhuesi i veturave zbuloi në raportin e tij të parë mbi diversitetin racor se afrikano-amerikanët përbëjnë katër për qind të pozicioneve kryesore të Tesla dhe dhjetë për qind të punëtorëve.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










