Kuriozitete
Tesla dhe Toyota, në qendër të debateve për ndotjen
Krahasimi midis Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla tashmë është në qendër të debateve të hidhura, të cilat përfunduan deri në parlamentin australian në janar të vitit 2017
Debati për emetimet reale të CO2 të makinave elektrike, duke vlerësuar të gjithë ciklin jetësor, përfshirë prodhimin dhe asgjësimin e baterive dhe ato me motorë tradicionalë të benzinës, në këtë rast duke marrë parasysh zinxhirin e prodhimit të karburantit, është diçka që po flitet gjithnjë e më shumë.
Craig Kelly, një anëtar i parlamentit australian, i cili ishte në Komisionin e Përhershëm për Mjedisin dhe Energjinë e Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi se Tesla, nëse rimbushet me rrjetin elektrik australian, lëshon gati 200 gram CO2 për kilometër, ndërsa Toyota Corolla, sipas treguesve të së njëjtës faqe në internet të qeverisë, lëshon 171.
Sot i njëjti shërbim krahasimi i Udhëzuesit Australian të Automjeteve të Gjelbra tregon emetimet e CO2 në ciklin jetësor prej 121 g/km për një Tesla Model 3 të vitit 2020, krahasuar me 85 të Toyota Corolla 1.8 të vitit 2019.
”Situata pritet të përmirësohet shumë për mjedisin, por pa i vendosur makinat elektrike në hapin kryesor të luftës kundër gazrave serrë”, raportoi revista periodike ”AutoPlus”.
Studimi i cituar nga ”AutoPlus” thekson se atje ku energjia është rezultat i proceseve shumë ndotëse, të tilla si Kina ose Polonia, Tesla Model 3 ka nevojë për të paktën 127.000 kilometra për t’u përcaktuar si “emetime zero”.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










