Lajme
“Terre des Hommes” viziton fëmijët e Kosovës
Një delegacion i organizatës zvicerane për ndihmë fëmijëve, “Terre des hommes” (Tdh) i bën një vizitë Kosovës për të fuqizuar punën e projekteve të atjeshme
Terre des Hommes, si organizata më e madhe e Zvicrës për ndihmë fëmijëve, angazhohet në Kosovë për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve nga abuzimi, eksploatimi dhe tregtia me fëmijë. Për këtë arsye, një delegacion i organizatës, nga 29 prill deri më 3 maj viziton projektet e veta në Kosovë, bën të ditur Tdh në një komunikatë për medie.
Projektet që do t`i vizitojë delegacioni janë ato në Mitrovicë, Fushë Kosovë Ferizaj dhe Gjakovë. Arsyeja e vizitës është fuqizimi i mëtejmë i punës në Kosovë, për çfarë Tdh shpreson të ketë edhe më shumë ndihma nga donatorë të njohur.
Ndihma e Terre des hommes, e cila është e pranishme po ashtu edhe në Prishtinë dhe në Pejë, u ofrohet mijëra fëmijëve kosovarë. 1100 fëmijë marrin pjesë vetëm në aktivitetet verore të organizatës ndërsa 4500 sish përmes Tdh-së, u mundësohet përkujdesja nga psikologët shkollorë. Vetë Tdh kujdeset brenda vitit për më shumë se 350 fëmijë, nga të cilët rreth 100 janë fëmijë të pastrehë.
Në një realitet ku ka papunësi, dhunë dhe punë ilegale të fëmijëve, Tdh angazhohet për sisteme të mbrojtjes së fëmijëve dhe vë në fokus veçanërisht gjendjen e fëmijëve romë. Për këto arsye, misioni i delegacionit të Tdh-së që viziton Kosovën është përmirësimi i informimit të opinionit zviceran për Kosovën dhe kërkimi i donatorëve me emër brenda vetë Kosovës. Një rol që nuk duhet nënvlerësuar luajnë këtu edhe kosovarët që jetojnë në Zvicër, të cilët, me numrin prej rreth një çerek milioni, përbëjnë një komunitet të rëndësishëm të huaj në Zvicër, thuhet në komunikatën e “Terre des Hommes”.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











