Lajme
Tërmeti në Shqipëri, më i fortë i 20-30 vjetëve të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot vendin.
Duke iu referuar Institutit të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit, në bregdet, afër kepit të Rodonit. Sipas MM, ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vjetët e fundit.
Ky tërmet ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier.
Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë banesave e zyrave, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














