Shqipëria
Tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Shqipërinë
Tërmeti më i fundit me viktima ka ndodhur në Shkodër, më 15 prill 1979
Tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851, kur si pasojë e lëkundjeve në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Dëmet materiale qenë të mëdha.
Tërmeti më i fundit me viktima ka ndodhur në Shkodër, më 15 prill 1979, ku një tërmet 8 ballë shkaktoi 40 të vdekur dhe dëmtoi 17.118 shtëpi. Por ky nuk ka qenë më vdekjeprurësi për qytetin verior. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti në Shkodër la pas 200 të vdekur.
Në 22 dhjetor të 1919-ës, lëkundjet tronditën zonën e Leskovikut, Konicës dhe zonat kufitare me Greqinë ndërsa nuk pati të dhëna për viktima, por dëmet ishin të mëdha, raporton TCH.
Një vit më vonë, ishte radha e Elbasanit, ku u regjistrua një tërmet, i cili shkaktoi 14 viktima, mbi 300 të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara, përcjell albinfo.ch.
Në 30 mars të 1921-shit, lëkundjet u ndien në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, por nuk pati të dhëna për dëme në njerëz, ndërsa dhjetëra shtëpi u rrënuan. Katër vite pas çlirimit të vendit, në gusht të 1948-ës, zona e Shkodrës u prek nga tërmeti dhe atëherë u raportuan një i vdekur dhe 27 të plagosur, por edhe dëme të mëdha, ku ndër të tjera dëmtime të shtratit të Bunës.
Më 1 shtator të 1959-ës, tërmeti përfshiu zonën e Myzeqesë. Në total janë dëmtuar 944 shtëpi, ndërkohë që shkatërrohen shumë objekte të tjera.
Pas 8 vitesh një tërmet i fortë tronditi zonën e Librazhdit dhe Dibrën e Madhe në Maqedoni. Atëherë u shënuan 12 të vdekur dhe 174 të plagosur, si dhe mbi 6,336 ndërtesa të shkatërruara.
Tërmeti i fundit i fortë është regjistruar në Tiranë në janar të 1988-ës, ku dëmet kryesore ishin në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











