Lajme

Tërmet në Kosovë në shkallën 4.4

Tërmeti ka ndodhur në orën 22 e 49 minuta, ndërsa nuk është raportuar për dëme eventuale.

Një tërmet me shkallën 4.4 të Rihterit, ka goditur sonte pjesën veriore të Kosovës, ndërsa dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në kryeqytetin Prishtinë. Qendra Sezmiologjike Evropiane thotë se shkal e tërmetit ka qen me thellësi 10 kilometra.

Sipas lokacionit të etiketuar për vendndodhjen e tërmetit, besohet se ai ka ndodhur diku në veri të Kosovës, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë 22 kilometra në veri të Leposaviqit.

Tërmeti ka ndodhur në orën 22 e 49 minuta, ndërsa nuk është raportuar për dëme eventuale.