Autotech
Tërhiqen edhe 20 mijë vetura BMW, shkaku i rrezikut nga zjarri në motor
Ndalimi vjen ndërkohë që 27 motorë të veturave BMW kanë marrë flakë nga janari në korrik
Ministria e Transportit në Korenë e Jugut deklaroi këtë javë se do të heqë 20,000 vetura BMW nga qarkullimi, prej shqetësimeve publike për zjarr në motor.
Ndalimi vjen ndërkohë që 27 motorë të veturave BMW kanë marrë flakë nga janari në korrik.
Kjo bëri që njësia e BMW-së në Korenë e Jugut të kërkojë ndjesë javën e kaluar dhe të tërheqë 106,000 vetura me naftë, përfshirë modelin 520d, duke nisur nga data 20 gusht.
Ndërkohë që shqetësimi publik mbi sigurinë është rritur, urdhri i Qeverisë do të ndikojë 20,000 vetura BMW që janë pjesë e tërheqjes nga njësia e kompanisë në Korenë e Jugut.
“I kërkoj zotëruesve të makinave BMW që janë subjekt i tërheqjes që të bashkëpunojnë, në mënyrë që të parandalohen aksidente të mëdha”, deklaroi Ministria e Transportit, shkruan ‘Scan’.
Megjithatë, ministria shtoi se ata që zotërojnë makinat e ndikuara, mund të bëjnë një kontroll sigurie, duke thënë se ndalimi nuk synon veprime ndëshkuese kundër pronarëve, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesi gjerman i makinave bëri të ditur se problemi kryesorë vjen për shkak të defekteve në sistemin e riqarkullimit të gazit nga tubi i shkarkimi, ndërsa qeveria koreane po ndërmerr një tjetër hetim për rastin dhe po planifikon veprime ligjore.
BMW, që është shitësi i dytë pas Mercedes në Korenë e Jugut, pati dyfishim të shitjeve në 59,624 makina vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










