Shkurt.ch
Tërheq viktimën pas vete për 100 metra
Të premten në mbrëmje, një i ri 20-vjeçar, i dehur, e ka goditur me veturë një këmbësor për vdekje, duke e tërhequr pas vetes
Një shofer i dehur, 20-vjeçar, e ka goditur një kalimtar në Brienz të Oberland të Bernës.
Kalimtari ka mbetur i vdekur në vend, pasi që vozitësi e ka goditur dhe e ka tërhequr pas vetes për rreth 100 metra.
Viktima ishte duke ecur në skaj të një rruge sekondare me një grup prej shtatë personash. Pasi që ka shkaktuar aksidentin, i riu ka ikur duke e tërhequr zvarrë të ndjerin, i cili, në fund të një kthese është shkoqur nga vetura.
Me të arritur ndihma e shpejtë vetëm sa e ka konstatuar vdekjen e të aksidentuarit.
Shoqëruesit e viktimës kanë arritur ta lokalizojnë veturën e implikuar në aksident. Organet e rendit e kanë identifikuar vozitësin, të cilin e kanë arrestuar në shtëpinë e tij.
Fajtori i dyshuar, edhe katër orë pas aksidentit, kishte një përqindje alkooli në gjak prej 1.6 pro mil.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










