Kosova

Kosovë: Tentohet të grabiten tri bankomate, grabitësit gjuajnë me armë policinë

Policia e Kosovës ka parandaluar grabitjen e tri bankomateve të bankave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përcjell albinfo.ch. 

Bëhet fjalë për bankomatet e bankave TEB, Raiffaisen dhe Banka Ekonomike.

Thuhet se personat e dyshuar kanë shtënë me armë kallashnikov ndaj policisë së Kosovës.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Vlen të theksohet se grabitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë në bankomate.

Policia ka thënë se nuk ka policë të lënduar.