Shqipëria
Tentim grabitja për 10 milionë euro, mësohet emri i viktimës

Viktima e një dite më parë, që u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas, është identifikuar nga autoritetet.
Bëhet i ditur se emri i tij është Admir Murataj, raportojnë mediat shqiptare.
Ky person rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai është i akuzuar për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave greke, Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.
Ndërkohë, policia ka gjetur një tjetër makinë të djegur në Tapizë. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.
Policia e Shtetit ka shoqëruar gruan e tij. Gruaja e Muratajt ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, e cila po pyetet me imtësi për këtë ngjarje.
Trupi i pajetë i grabitësit ka pësuar plagë të shumta, çka e bën edhe më të vështirë indetifikimin e tij.
“Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë. Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri’, ka thënë vëllai i Admir Muratajt, Tan Murataj.
NGJARJA
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar aeroportit me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”. Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë, shkruan ‘BalkanWeb’.
Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit dyshohet se ka humbur jetën dhe grabitësi që dyshohet të jetë Admir Murataj, (i maskuar si tullac). Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Viktima u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti.
Policia ka gjetur një furgon me armatime, që dyshohet se u përdor për të marrë paratë. Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores, që dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të tjerë grabitjes. Në operacionin e gjerë u angazhuan forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit. Për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit. Gjatë mbrëmjes së djeshme u deklara se policia ka arrestuar edhe një prej grabitësve të tjerë. Ky është rasti i dytë i grabitjes së parave brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe i katërti i grabitjes së parave të bankave që shkojnë drejt Rinasit.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026