Shqipëria
Situatë e rëndë në Shqipëri, në Shkodër mund të ketë tensione
Pavarësisht tensioneve në rritje, që kulmuan me djegien e shumë qendrave të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka thënë se më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen.
Rama kritikoi presidentin Ilir Meta për veprimet e tij, duke thënë se ai po i hedh benzinë zjarrit, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, ambasadori i Austrisë, Johan Sattler, nga Shkodra, tha se Shqipëria është në një krizë më të madhe se zakonisht dhe shtoi se ka ardhur koha që palët të ulen për ta zgjidhur atë.
Thirrje për qetësi u ka bërë palëve edhe një herë Presidenti Ilir Meta.
Ai ka thënë se nuk është koha për të treguar kush është më i fortë dhe as retorikë përçarëse.
“Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve, e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë”, ka thënë Meta.
Ndërsa Partia Socialiste duket e palëkundur se zgjedhjet do të zhvillohen, pasi nuk ka anuluar tubimin e sotëm në Shkodër, edhe pse ishte njoftuar nga komuna se nuk ka shesh të lirë për këtë tubim.
Nisja e kryeministrit Rama për në Shkodër ka bërë që pjesëtarë të opozitës të bllokojnë rrugën në Lezhë, e po ashtu ka pasur forca të shtuara të policisë në qytetin e Shkodrës.
Po në të njëjten kohë kur është parë tubimi i Partisë Socialiste, një kundërtubim ka thirrur edhe Partia Demokratike, gjë që mund të sjellë tensione më të mëdha.
Opozita po ashtu ka paralajmëruar për nesër në mbrëmje protestën e radhës në Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













