Lajme
Tensionet në Ukrainë, Putin zhvillon telefonatën e rëndësishme sot
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të bisedojnë më 20 shkurt lidhur me tensionet përshkallëzuese mbi Ukrainë.
Kjo bisedë telefonike vjen në kohën kur liderët perëndimorë thonë se Rusia – që ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa pranë Ukrainës – po planifikon një sulm të shkallës së gjerë ndaj Ukrainës. Moska mohon se ka plane për pushtim.
Ndërkaq, misioni monitorues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportoi për “rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit në vijën e frontit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.
OSBE tha më 19 shkurt se vetëm brenda një dite ka pasur 1,500 shkelje të armëpushimit në rjonet Donetsk dhe Luhansk.
Po të njëjtën ditë, Ukraina tha se gjatë një sulmi i janë vrarë dy ushtarë.
Ndërkaq, më 20 shkurt Ukraina pezulloi operacionet në një prej shtatë pikat kontrollit për territorin në rajonin e Donbasit, që kontrollohet nga separatistët. Ushtria tha se operacionet u pezulluan për shkak të granatimeve të rënda.
Shtetet e Bashkuara thonë se me afro 150,000 trupa ruse në kufijtë e Ukrainës – dhe pothuajse 190,000 në total, përfshirë këtu forcat separatiste në lindje të Ukrainës që mbështeten nga Rusia – Moska veçse e ka ndarë mendjen që ta pushtojë shtetin fqinj.
Po ashtu, afro 30,000 trupa ruse janë në Bjellorusi për stërvitje ushtarake, të cilat pritet të përfundojnë më 20 shkurt.
Në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden, i cili më herët tha se ishte “i bindur” që Rusia do ta pushtojë Ukrainën në ditët e ardhshme, më 20 shkurt mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për krizën. /REL
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









