Lajme
Tensionet në Lindjen e Mesme: Intensifikohen luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut

Gjatë fundjavës, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet midis të dyja palëve dhe për të parandaluar një sulm të pritshëm të Hezbollahut dhe Iranit kundër Izraelit, janë intensifikuar luftimet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë intensifikuar gjatë fundjavës.
Një sulm izraelit dje ishte një nga më të përgjakshmit për civilët që nga fillimi i luftimeve në tetor, duke vrarë 10 punëtorë sirianë dhe anëtarët e familjeve të tyre në atë që Izraeli tha se ishte një sulm në një depo armësh të Hezbollahut në Nabatieh, Libani jugor, raporton theguardian, transmeton albinfo.ch.
Në përgjigje të këtij sulmi, Hezbollahu lëshoi një breshëri prej 55 raketash në qytetin Ayelet HaShahar, në veri të Izraelit.
Në një shpërthim sot, tre paqeruajtës të Unifil u plagosën ndërsa po patrullonin në qytetin kufitar libanez Yarin. Një burim brenda Unifil tha se ata besonin se ushtarët ishin plagosur nga një sulm ajror i afërt izraelit, por se ata ende po hetonin incidentin.
Kërcënimi i një lufte në shkallë të plotë duket më i madh se kurrë pas 10 muajsh luftimesh midis Izraelit dhe Hezbollahut, të shkaktuar nga lëshimi i raketave ndaj Izraelit nga Hezbollahu.
Hezbollahu dhe Irani janë zotuar të hakmerren kundër Izraelit për vrasjen e shefit të shtabit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyeh.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj