Bota
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE sonte mbledhje urgjente
Kundër sulmeve kanë reaguar disa vende evropiane, ndërsa e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas ka thirrur për të dielën mbledhjen e jashtëzakonshme online të ministrave të jashtëm të BE-së
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit ka hyrë në ditën e dytë, duke shënuar një përshkallëzim dramatik të situatës në rajon.
Pas konfirmimit të vdekjes së liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Teherani ka paralajmëruar hakmarrje të ashpër.
Garda Revolucionare deklaroi se do të ndërmarrë “operacionin më të egër ofensiv në historinë e vendit”, ndërsa njoftoi nisjen e sulmeve me raketa dhe dronë në shkallë të gjerë ndaj 27 bazave ushtarake amerikane dhe objektivave izraelite në rajon, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmuan një valë të re bombardimesh ndaj objektivave në Teheran. Forcat Ajrore Izraelite po kryejnë një operacion ajror në shkallë të gjerë kundër “objektivave të regjimit iranian në zemër të kryeqytetit”.
Televizioni shtetëror iranian raportoi për vrasjen e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Abdolrahim Musavi, si dhe të Ministrit të Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh. Mes viktimave të konfirmuara janë edhe Komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpur, dhe Sekretari i Këshillit të Mbrojtjes, Ali Shamkhani.
Po ashtu, agjencia “Fars” njoftoi se gjatë sulmeve u vra edhe shefi i inteligjencës së policisë iraniane, Gholamreza Rezaian. Irani ka shpallur ndalimin e hyrjes së anijeve amerikane në Gjirin Persik dhe pezullimin e tregtisë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministria e Mbrojtjes raportoi se Irani lëshoi 137 raketa dhe 209 dronë. Tensionet u reflektuan edhe në Pakistan. Në qytetin portual të Karaçi, qindra protestues pro-iranianë u përpoqën të sulmonin konsullatën amerikane. Të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë përplasjeve me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Kundër sulmeve kanë reaguar disa vende evropiane, ndërsa e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas ka thirrur për të dielën mbledhjen e jashtëzakonshme online të ministrave të jashtëm të BE-së. “Sulmet e regjimit iranian pa dallim ndaj fqinjëve bartin rrezikun e përfshirjes së rajonit në një luftë të zgjeruar”, shkruan Kallas në platformën X. Është vendimtare, që lufta të mos përhapet më tej, nënvizon ajo.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













