Lajme
Temperaturat e ulëta, ndërpritet mësimi për një javë
Nga mesi i javës, Instituti Meteorologjik i Kosovës parasheh që temperaturat do të arrijnë nga minus 18 deri në minus 22 gradë celsius
Kosova po ballafaqohet me temperatura të ulëta. Reshjet e mëdha të borës këto ditët e fundit kanë goditur komunat e rajonit të Dukagjinit, veçmas atë të Pejës, Junikut dhe Deçanit, por reshjet nuk kanë kursyer as Gjakovën, Istogun, Klinën etj. Reshje të mëdha të borës janë shënuar edhe në Brezovicë.
Organet komunale dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve, kanë kumtuar se po punohet që rruga të lirohet në mënyrë që turistët nga kjo zonë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat do të shënojnë rënie gjatë javës. Nga mesi i javës, ky Institut parasheh temperatura, që do të arrijnë nga minus 18 deri në minus 22 gradë celsius.
“Gjatë gjithë këtyre ditëve të fundjavës deri të mërkurën nuk do të jetë moti stabil, do të ketë reshje, do të ketë ulje të temperaturave dhe nata e mërkurë do të jetë e ftohë, temperaturat do të zbresin nga minus 18 deri në minus 22 gradë celsius në vendet kodrinore-malore. Kurse nga e enjtja do të ketë ndërprerje të reshjeve”, ka thënë drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj.
Kurse, Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Këtë vendim, ministri Buja e ka marrë për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen qytetarëve dhe paralajmërimit se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje.
Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MASHT-i, i ka nga terreni, e që flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Mësimi rifillon të hënën më 13 shkurt 2012. Ditën e humbura të mësimit do të kompensohen në fund të vitit shkollor.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











