Lajme
Temperaturat e larta ulin numrin e turistëve në Mesdhe
Mesdheu tashmë po sheh një ulje të numrit të vizitorëve këtë verë në krahasim me vitin e kaluar.
Vala e vazhdueshme e të nxehtit në gjithë Evropën Jugore po e dëmton turizmin në Spanjë, pasi destinacionet e Europës veriore dalin si zëvendësues për vizitorët që synojnë të shmangin temperaturat e larta.
Situata po nxjerr në pah efektet e ndryshimeve klimatike në industrinë e turizmit, duke bërë që autoritetet e turizmit në vende si Spanja të ndërmarrin veprime.
Tradicionalisht, turistët zgjedhin Evropën Jugore për diellin dhe temperaturat e larta të saj, por në indeksin më të fundit të perceptimit të klimës, vizitorët në Greqi, Spanjë dhe Francë shprehën pakënaqësinë e tyre për shkak të vapës, e cila tejkaloi të gjitha pritshmëritë e tyre.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian të Udhëtimit (ETC), numri i njerëzve që pritet të udhëtojnë në rajonin e Mesdheut nga qershori deri në nëntor është ulur tashmë me 10% krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë së fundmi numri i turistëve po rritet në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë dhe Republikën Çeke.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










