Bota
Temperaturat e larta kanë prekur edhe Alaskën
Edhe qytete të tjera të shtetit të Alaskës kanë shënuar temperatura të larta
Qyteti më i madh i shtetit të Alaskës, që njihet për temperatura të ulëta dhe të reshura të mëdha të borës, po përjeton një nxehtësi rekorde.
Temperaturat në Anchorage më 4 korrik arritën në 32,22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin paraprak prej 29,44 gradë, që kishte ndodhur më 1969.
Edhe qytete të tjera të shtetit të Alaskës kanë shënuar temperatura të larta, transmeton TCH.
Shkencëtarët thonë se Alaksa, që shtrihet në Rrethin Arktik, po ngrohet dy herë më shpejt sesa mesatarja globale, përcjell albinfo.ch.
Toka e mbuluar me akull, që gjendet në rreth 85 për qind të territorit të shtetit, është duke u shkrirë.
Shumë lumenj, që zakonisht janë të ngrirë dhe përdoren si rrugë transportuese gjatë dimrit, janë bërë të rrezikshme për t’u kaluar, sidomos me makina apo me kamionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













