Lajme
Temperatura pranverore në Zvicër, kjo javë deri në 20 gradë
Gjatë kësaj jave Zvicra do të karakterizohet me mot stabil dhe me diell
Këtë javë në Zvicër pritet të mbajë mot tipik pranveror.
Meteorologët zviceranë parashikojnë se temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20 gradë këtë javë dhe në përgjithësi moti do të jetë me diell, transmeton albinfo.ch.
“Pas kalimit të frontit të ftohtë në javët e kaluara, gjatë kësaj jave në vijim masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke sjellë mot tipik pranveror dhe rritje të temperaturave, që deri ditën e enjte dhe të premte do të arrijnë deri në 19C, në disa kantone me mundësi edhe deri në 20C”, thuhet në Institutin e Meteorologjik Zviceran.
Sa u përket fushave termike, ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros, shkruan albinfo.ch.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme, të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.
Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave deri në 16 gradë celsues, ndërsa dita e enjete dhe premte paraqiten si ditët më të nxehta të javës. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi të ulët 1-5m/s.
/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













