Kosova
Televizioni zviceran: Votim i komplikuar i diasporës në zgjedhjet kosovare
SRF në magazinën e tij më të shikuar informative "10vor10" i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar atmosferës parazgjedhore te mërgata nga Kosova në Zvicër
Zhvillimet lidhur me zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë të dielë në Kosovë po ndiqen me interes nga mediat perëndimore dhe në veçanti edhe nga ato në gjuhën gjermane, në Gjermani, Austri e Zvicër.
Televizioni publik i Zvicrës SRF, në magazinën e tij më të shikuar informative “10vor10” i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar atmosferës parazgjedhore në mesin e mërgatës nga Kosova në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, me pamje dhe me shkrim, është përcjellë nga vendi i ngjarjes (në Zvicër dhe në Kosovë) preokupimi i kësaj mërgate me vështirësitë që paraqiten në rrugën e votimit nga jashtë.
“Procedurë e komplikuar e votimit për kosovarët në Zvicër”. Me këtë titull në artikullin përkatës, portali i SRF në internet merret me tematikën në fjalë.
“Kosova do të zgjedhë një parlament të ri të dielën. Pjesëmarrja për votuesit e kualifikuar jashtë vendit është e komplikuar.
Zgjedhësit jashtë vendit do të luajnë një rol të madh në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të dielën e ardhshme. Ka veçanërisht shumë njerëz me rrënjë kosovare që jetojnë në Zvicër, por këtë herë do të jetë e vështirë për ta që të marrin pjesë në zgjedhje”, thuhet në artikullin e SRF-së.
Më tutje duke shpjeguar vështirësitë që paraqiten, televizioni zviceran sqaron procedurën. “Ata që duan të marrin pjesë në zgjedhje është dashur të regjistrohen në komisionin zgjedhor në Kosovë me email dhe pastaj të presin një telefonatë për të konfirmuar regjistrimin. Kjo thirrje telefonike iu shtua procedurës së regjistrimit për zgjedhjet dhe krijon përshtypjen se synon ta vështirësojë pjesëmarrjen e votuesve jashtë vendit”.
Për këtë përshtypje të krijuar, flasin disa pjesëtarë të kësaj diaspore, aktivistë, gazetarë etj., transmeton albinfo.ch.
Bekim Hoti, përfaqësues i Vetevendosjes në Zvicër, shprehet i mllefosur: “Është e pabesueshme se çfarë ka ndodhur në dhjetë ditët e fundit. Kam marrë qindra telefonata nga njerëzit që nuk dinin çfarë të bënin më tej. Ata kanë pritur kohë shumë të gjatë për një telefonatë. Ose jemi telefonuar në kohën kur nuk ishte e mundur të merrnim telefonin. Njerëzit janë të mërzitur vërtet shumë me këto dhe gjëra të tjera që kanë ndodhur”.
Votuesit e kualifikuar të cilët kanë arritur të regjistrohen me kohë tani janë të shqetësuar nëse fletët e tyre të votimit do të arrijnë në Kosovë me postë në kohë. Hoti lidhur me këtë thotë: “Shumë qytetarë kanë dërguar fletët e tyre të votimit me postën private DHL Express, e cila kushton deri në 110 franga”.
Për të qenë të sigurt, shumë prej tyre do të bëjnë edhe udhëtimin e shtrenjtë në Kosovë për të hedhur votën e tyre personalisht, thotë Hoti, përcjell albinfo.ch. Partia e tij Vetëvendosje është veçanërisht e prekur nga procedura e ndërlikuar zgjedhore. Ajo gjithashtu ka përqindje edhe më të lartë të votave në Zvicër sesa në Kosovë.
Qytetarët me të drejtë vote nga Zvicra do të votonin për Kurtin
Bekim Dalipi nga albinfo.ch konfirmon prognozën që njerëzit me rrënjë kosovare në këtë vend do të zgjidhnin Albin Kurtin. Gazetari i platformës së pavarur kosovare-zvicerane të internetit thotë: “Është e qartë se shumica e diasporës në Zvicër do të votonte për Albin Kurtin – ne e ndiejmë atë kudo dhe çdo ditë”.
Kurti është veçanërisht i popullarizuar sepse ai premton të pastrojë korrupsionin e shfrenuar dhe kështu të çlirojë Kosovën nga vështirësitë ekonomike dhe varfëria. “Unë mendoj se një brez i ri po mobilizohet shumë dhe është në favor të ndryshimit të kursit, me Albin Kurtin. Të rinjtë shqiptarë që jetojnë këtu në Zvicër janë përcaktuar për Albin Kurtin”, thotë Bekim Dalipi.
Nuk ka dëshmi të pengesave të qëllimshme
Ndërkaq, nuk mund të provohet nëse autoritetet në Kosovë me të vërtetë e kanë bërë qëllimisht më të vështirë procedurën për votuesit jashtë vendit në mënyrë që të ulin pjesën e partisë së Kurtit në vota.
Por procedura mund të vendosë nëse Kuti do të marrë një shumicë absolute në parlament: “Puna mund të shkojë deri aty sa të mungojnë një deri në tre vende në parlamentar”, vlerëson analisti politik Agon Maliqi në Prishtinë.
Me shumicën tradicionalisht shumë të ngushtë të qeverisë në Kosovë, kjo mund të çojë në shumë mosmarrëveshje tjera pas zgjedhjeve.
Ndërsa korrespondenti i SRF për Europën Juglindore, Peter Balzli, duke raportuar nga Kosova e vërteton edhe njëherë atë që thuhet për peshën e votës nga diaspora.
“Disa sondazhe thonë se Vetëvendsoje do të fitojë pak më pak se 50 për qind , disa të tjera, pak mbi 50 për qind të votave. Votuesit nga diaspora përbëjnë rmbi 10 % të gjithë trupit votues, kështu që vota e ksoovarëve nga diaspora, gjegjësisht ehde nga Zvicra është ajo që do të bëjë ndryshimin, do të përcaktojë kush do të qeverisë me vendin”.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










