Kosova
Televizioni zviceran: Serbia përdor vaksinën si mjet presioni mbi Kosovën
Serbia po praktikon një "diplomaci të vërtetë vaksinash", duke përdorur për këtë qëllim rezervat e saj të vaksinave, shkruan transmetuesi publik i Zvicrës, SRF
Serbia, si asnjë vend tjetër në Evropë, tashmë ka vaksinuar një pjesë të madhe të banorëve të saj. Kjo është bërë e mundur falë vaksinave nga Rusia dhe Kina.
Në Kosovë, nga ana tjetër, ende nuk ka fare vaksinë, rrjedhimisht, nuk ka filluar ende vaksinimi.
Ndërkohë, Serbia po praktikon një “diplomaci të vërtetë vaksinash”, duke përdorur për këtë qëllim rezervat e saj të vaksinave, raporton nga vendi i ngjarjes transmetuesi publik i Zvicrës, SRF.
Së pari Serbia u ka dhënë vaksina spitaleve në Kosovë, por vetëm atyre, në pjesën e banuar nga serbët. Autoritetet kosovare kanë protestuar, pasi që vaksina nuk është aprovuar ende në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa tani ajo po ofron autobusë për të realizuar vaksinimin në Serbi. Këtë e bën vetëm për njerëzit me pasaportë ose letërnjoftim serb dhe ky veprim sigurisht krijon telashe të reja. SRF në filmimet e saj tregon edhe autobusin e firmës “Dita” që transporton serbët që duan të vaksinohen.
Qindra “turistë vaksinimi”
Nëse do të kishte një vaksinë këtu në Kosovë, ne do të ishim vaksinonuar këtu. Unë jam pak e dëshpëruar pse nuk ka vaksinë për të gjithë në Kosovë. Për ne serbët, si dhe për të tjerët, shqiptarët”, thotë Dobrila Kostic, një grua e etnisë serbe, e cila bën udhëtimin për në Serbi për t’u vaksinuar.
Sinisa Zivic, gjithashtu një “turist i vaksinimit”, e sheh ngjashëm këtë problem: “Ne nuk duhet të shkojmë në Serbi. Ne duhet ta marrim vaksinën këtu në Kosovë. Por çfarë të bëjmë tani?”
Dhe kështu, qindra serbë aktualisht po shkojnë përtej kufirit për në Serbi për t’u injektuar me vaksinat ruse ose kineze, transmeton albinfo.ch, transmetuesin publik zviceran.
Në javët e fundit Serbia ka injektuar serbë etnikë me vaksina ruse që nuk janë të aprovuara në Kosovë.
E gjithë kjo, për bezdi të autoriteteve në Kosovë. “Serbia po përpiqet të ndërhyjë në punët tona të brendshme në mënyrë që të destabilizojë vendin tonë”, thotë Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, përcjell albinfo.ch. “Ata përdorin çdo mundësi për të na destabilizuar. Edhe këtë vaksinim. Dhe kjo mund të rrezikojë sigurinë tonë”.
Kosova është e pafuqishme
Në Serbi, Kosovën e konsiderojnë si pjesë të vendit. Ata duan të vazhdojnë vaksinimin e qytetarëve nga Kosova. Edhe kundër vullnetit të qeverisë kosovare.
Vladimir Petkotic, koordinator serb i vaksinimit për Kosovën qendrore, thotë: “Kushdo që ka marrë dozën e parë do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës në kohën e caktuar. Interesi është i madh”.
Kosova është e pafuqishme. Serbia përdor pandeminë dhe vaksinimin për të demonstruar forcën e saj”, përfundon artikulli i transmetuesit publik zviceran, SRF.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













