Shqipëria
Televizioni amerikan CNBC: Shqipëria, destinacion turistik i vitit 2020
Shqipëria turistike, fokusi kryesor për vitin 2020
Së fundmi, televizioni amerikan CNBC ka rishikuar një pjesë të listave të shumta për “vendet më të mira për t’i vizituar”, të pubikuara gjatë kësaj periudhe të vitit dhe u kërkoi ekspertëve të industrisë së udhëtimit për këshilla për kohët dhe arsyet më të mira për të vizituar qytete të caktuara, tranmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, një studim i kohëve të fundit i AAA Travel zbuloi se një e katërta e amerikanëve planifikojnë të bëjnë një pushim ndërkombëtar gjatë 18 muajve të ardhshëm në destinacionet e njohura europiane si Romë, Londër, Dublin dhe Paris dhe në vende me mot të ngrohtë në Meksikë dhe Karaibe.
A keni qenë atje? Këtu janë disa destinacione të tjera për t’u marrë parasysh.
Fodor, një botues i informacionit të udhëtimit dhe turizmit në gjuhën angleze, bashkoi në një listë 52 vendet për t’u vizituar në vitin 2020, ku bën pjesë edhe Shqipëria, transmeton atsh.
“Destinacionet në krye të listës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada janë Athina, Georgia, Baltimore, Maryland; dhe Newfoundland, Kanada. Ishujt Aeolian të Siçilisë kryesojnë listën për destinacionet për t’u drejtuar në Europë, të ndjekur nga Shqipëria dhe Andaluzia, në pjesën jugore të Spanjës”, shkruan CNBC. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













