Kosova

Të zhgënjyera me numrin e grave në Qeverinë Haradinaj

LBGHK ka shprehur pakënaqësinë dhe zhgënjimin nga përbërja e re e Kabinetit qeveritar, ku sipas LBGJK-së, emërimi i mbi 60 zëvendësministrave burra është përbërje e pabarabartë

Lobi i Grave për Barazi Gjinore në Kosovë ka ngritur shqetësim për përfaqësimin e ulët të grave në pozita vendimmarrëse në Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit treditor në Durrës, ku hartuan strategjinë për iniciativat avokuese për vitin 2018, kjo organizatë ka shprehur pakënaqësinë dhe zhgënjimin nga përbërja e re e Kabinetit qeveritar, ku sipas LBGJK-së, emërimi i mbi 60 zëvendësministrave burra është përbërje e pabarabartë.

“LBGJK rikujton Qeverinë e re që Ligji për barazi gjinore garanton integrimin gjinor që nënkupton “përfshirjen e perspektivës gjinore në çdo fazë të procesit, të planifikimit, miratimit, zbatimit, përcjelljes dhe vlerësimit të legjislacionit, politikave ose programeve dhe buxheteve, në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe shoqërore”, thuhet në reagimin LBGJK-së.