Kosova
Të shtunën mbahet takimi i afaristëve shqiptarë të Zvicrës me kryetarët e katër komunave të Kosovës
Të shtunën, më 16 mars 2024, në Näfels Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) organizon takim me bizneset: Diaspora bussiness Conection
Më 16 mars mbahet takimi i afaristëve shqiptarë të Zvicrës me kryetarët e katër komunave të Kosovës. Pjesëmarrës do të jetë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Po ashtu pjesëmarrës do të jetë edhe Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema.
Në këtë takim marrin pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano, Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të jetë nikoqir i këtij eventi që ka për synim të shërbejë diasporës, por edhe Kosovës njëkohësisht.
Më shumë informata në linkun në vijim: EVENTI: DIASPORA BUSINESS CONECTION
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Mars 2024
- Ora14:00
- LokacioniCity Hotel Glarnerland, Industriestrasse 15a 8752 Näfels
- Data e përfundimit16 Mars 2024 - 18:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













