Lajme
Të shëruarve nga koronavirusi mund t’u mjaftojë vetëm një dozë e vaksinës

Rezultatet e dy studimeve të reja janë në përputhje me gjetjet e dy të tjerëve të botuara gjatë javëve të fundit. Të marra së bashku, hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që kanë kaluar COVID-19 duhet gjithashtu të imunizohen – por me një dozë të vetme të vaksinës, e cila mund të jetë e mjaftueshme
Deri më tani rreth 11 milionë njerëz në mbarë botën, ani pse shifra zyrtare mund të jetë edhe më e lartë si pasojë e rasteve të padiagnostikuara, janë prekur nga sëmundja COVID-19 e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Një hise e madhe e tyre veçse janë shëruar, duke e ngritur pyetjen nëse kjo shtresë e personave duhet t’i nënshtrohet procesit të vaksinimit.
Dy studime të reja i japin kësaj pyetjeje një përgjigjen të prerë “po”.
Në të vërtetë studimet kanë sugjeruar se mes personave të shëruar nga infeksioni natyral mund të jetë e mjaftueshme vetëm një dozë e vaksinës për të ngritur nivelin e antitrupave dhe për ta shkatërruar përfundimisht koronavirusin, madje edhe në rastet e varianteve më të rrezikshme, ka shkruar e përditshmja prestigjioze amerikane “The New York Times”.
Rezultatet e këtyre studimeve të reja janë në përputhje me gjetjet e dy të tjerëve të botuara gjatë javëve të fundit. Të marra së bashku, hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që kanë kaluar COVID-19 duhet gjithashtu të imunizohen – por me një dozë të vetme të vaksinës, e cila mund të jetë e mjaftueshme.
“Mendoj se është një arsyetim vërtet i fortë pse njerëzit që ishin infektuar më parë me koronavirus duhet të merrnin vaksinën”, ka thënë Jennifer Gommerman, një imunologe në Universitetin e Torontos, e cila nuk ishte përfshirë në kërkimin e ri.
Përgjigjja imunitare e një personi ndaj një infeksioni natyror është shumë e ndryshueshme. Shumica e njerëzve prodhojnë sasi të shumta të antitrupave, të cilat mbijetojnë për muaj të tërë. Por tek disa të tjerë, kryesisht ata që kishin simptoma të lehta ose që ishin asimptomatikë, prodhimi i antitrupave është i paktë dhe që shumë shpejt bien në nivele të pazbulueshme.
Një studim i fundit në Britani të Madhe, i cili ende nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore, ka analizuar mostrat e gjakut nga personat që kanë tejkaluar sëmundjen COVID-19. Gjetjet kanë sugjeruar se sistemet e tyre imuntare do të përballeshin me vështirësi për t’u mbrojtur nga B.1.351, një variant ky i ri i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor