E-Diaspora
Të rinjtë të interesuar për projektet e Ministrisë së Diasporës
Në vazhdën e takimeve të vizitës së ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, u realizuan takime me njërën nga shoqatat më të vjetra shqiptare në diasporë “Vatra”, përkatësisht me kryesinë e kësaj shoqate, si dhe me profesionistët e rinj shqiptarë nga Nju Jorku.
Gjatë këtij takimi, ministri Gashi i informoi për punën e ministrisë dhe projektet që do të realizohen gjatë këtij viti, përderisa falënderoi Vatrën dhe mbarë anëtarësinë e kësaj organizate të rëndësishme për punën e palodhshme, raporton televizioni publik i Kosovës.
Gashi i njoftoi të pranishmit edhe për marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë, të cilat lidhen direkt me diasporën duke u koncentruar në themelimin e qendrave të përbashkëta në diasporë, ashtu që këto të shërbejnë si adresa e parë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë, përcjell albinfo.ch.
“Një nga qendrat kryesore kulturore për diasporën do të jetë në Nju Jork”, u shpreh ministri Gashi.
Nga ana tjetër drejtuesit e Vatrës informuan ministrin Gashi për punën e tyre, në veçanti mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, të cilën e quajtën si detyrë të shenjtë.
Ministri Gashi u takua edhe me profesionistët e rinj shqiptarë në Nju Jork, me të cilët diskutoi për projektet e punës praktike në administratën e Qeverisë së Kosovës, shkollën e përbashkët verore që do të organizohet sivjet dhe projekte të tjera që lidhen me të rinjtë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











