Shqipëria
Të rinjtë shqiptarë në Turqi dhurojnë rreth një mijë çanta për nxënësit e Durrësit
Çanta të mbushura me mjete shkollore, për nxënësit në Durrës
Është bërë e ditur se Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi ka sjellë ndihma për nxënësit e shkollave në qarkun e Durrësit, të cilët u prekën nga tërmeti i rënë më 26 nëntor.
Thuhet se ndihma konsiston në mjete didaktike për mbarëvajtjen e procesit mësimor, si lapsa, fletore e mjete të tjera shkollore.
Në total kjo shoqatë ka dhuruar rreth një mijë çanta të mbushura me artikuj të ndryshëm, ndërsa transporti është bërë nga Gjysmëhëna Turke.
Thuhet se çantat iu dhuruan klasave fillore, nga klasa e parë deri në të pestën.
Po ashtu u dërguan çanta në shkollën me aftësi te kufizuar Durrës, shkollën “Riza Shera” Rade, shkollën “Zyrber Sallaku” Manëz dhe shkollën “Rexhep Mezini”, Ishëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










