Lajme
Të rinjtë nga Kosova takojnë ata të diasporës
Tryeza: “Bashkëpunimi i organizatave rinore që veprojnë në Kosovë me të rinjtë që jetojnë në diasporë”
Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2012”, sot në Lipjan, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me OJQ-në “Këshilli Qendror i Veprimit Rinor i Kosovës”, e mbajti tryezën me të rinjtë nga diaspora, me temën:“Bashkëpunimi i organizatave rinore që veprojnë në Kosovë me të rinjtë që jetojnë në diasporë“. Pas një prezantimi të përgjithshëm të aktiviteteve nga zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, tryeza më shumë iu kushtua përvojave të të rinjve nga diaspora, aktiviteteve që këto ditë po i zhvillojnë në vendlindje dhe në vendet ku jetojnë aktualisht.
Të rinjtë e diasporës treguan për klubet, në të cilat angazhohen, për ato më aktivet, si: klubet e vallëzimit, futbollit, etj., por, sipas tyre, mungojnë aktivitetet arsimore që do t’ua mësonin gjuhën shqipe, historinë e popullit shqiptar etj.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











