Lajme
Të rinjtë kosovarë dëshirojnë të migrojnë jashtë vendit
Mungesa e vendeve të punës, shkollimi jo adekuat dhe standardi i ulët i jetesës janë disa nga faktorët kryesorë që i shtyjnë të rinjtë kosovarë që perspektivën e tyre ta shohin jashtë vendit të tyre.
Në Kosovë nuk po zbehet interesimi i qytetarëve për të migruar
Deri në 25 për qind e qytetarëve janë të interesuar të migrojnë apo kanë plane të tilla, thuhet edhe në anketën e fundit të Agjencisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (UNDP).
Dren Doli, nga Instituti për Studime Juridike dhe Politike, thotë për ReL se personat e prirë të migrojnë janë, kryesisht të rinjtë nga 25 deri 35 vjeç që kanë përfunduar studimet dhe nuk arrijnë të punësohen në profesionet e tyre.
Kategori tjetër që dëshiron të migrojë, sipas tij, janë edhe personat që nuk kanë njohuri të duhur për politikat e migrimet të Bashkimit Evropian.
Por, përveç tentimit të largimit jo të rregullt, kohëve të fundit është rritur trendi i aplikuesve për shpërngulje në Kanada dhe Australi, përmes programit të Migrimit, thotë Elbasan Morina, udhëheqës i Institutit për Menaxhim dhe Zhvillim, organizatë kjo që ka përgatitur disa projekte për diasporën.
Në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike, Morina tregon se vendet më të preferuara janë, kryesisht Gjermania, Zvicra, Austria, ku kryesisht ka edhe shumë kosovarë, Francë – për shkak të sistemit social dhe siç thotë ai, fjalëve që qarkullojnë se në mënyrë të lehtë fitohet azili.
Në anën tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës tregojnë statistikat sa i përket kontrabandës me emigrantë dhe trafikimit me njerëz. Baki Kelani, për Radion Evropa e Lirë, thotë se sa i përket aspektit të kontrabandës me emigrantë, autoritetet e rendit i kushtojnë rëndësi të veçantë luftimit kësaj dukurie.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











