Shqipëria
Të rinjtë flasin mbi emigrimin e rinisë në Shqipëri
Me mbështetje nga Ambasada e Zvicrës, Kongresi Rinor Kombëtar kreu një vlerësim të asaj çka motivon rininë e Shqipërisë për të emigruar ose për të qëndruar në vend
Gjetjet nga studimi më i fundit mbi migrimin e rinisë u prezantuan dhe u diskutuan me përfaqësues nga disa organizata rinore dhe nga Ambasada e Zvicrës tek Libraria Tirana Times.
“Ajo që ndodh shpesh në diskutimet politike është ‘Të folurit në emër të . . .’, duke neglizhuar kompleksitetin e asaj që synohet dhe nevojat realiste. Kjo ‘nismë pasqyrimi’ do të shërbejë si një process skanimi nga poshtë-lart i sfidave reale dhe të pathëna që të rinjtë kanë në dy aspekte: fuqizimin ekonomik dhe përfaqësimin politik si dy nxitës kryesorë të migrimit”, tha Dafina Peci, drejtore e Kongresit Rinor Kombëtar që kreu studimin, përcjellë albinfo.ch
Midis gjetjeve kryesore, studimi zbulon se ka një nevojë urgjente për të rivitalizuar potencialin e rinisë përmes nxitjeve vendore dhe komunitare si dhe përmes bashkëpunimit ndër-sektorial. Duke qenë se papunësia u rendit si sfida më stresuese për rininë shqiptare, hulumtimi thekson mospërputhjen midis nevojave të tregut të punës dhe asaj çka ofron sistemi i arsimit. Për të rinjtë në Shqipëri, institucionet publike nuk dalin si partnere të besueshëm, prandaj, një strategji dialogu midis këtyre dy aktorëve është i nevojshëm.
Një nga ekspertet që bashkëpunoi për studimin – Lorela Marku – tha se në çdo reform ose nismë të rëndësishme dhe transformuese e cila ka të bëjë me të rinjtë, përfshirja e tyre duhet të parashikohet dhe të mundësohet. Kjo është mënyra se si mund të sigurohet zëri i vetë rinisë në të gjitha fazat e politikë-bërjes.
Ambasadori zviceran Adrian Maître në vërejtjet përmbyllëse tha: “Përgëzoj Kongresin Rinor Kombëtar për diagnozën përmbledhëse e cial është gjerësisht në linjë me analizën tonë të kontekstit por edhe për rekomandimet konkrete të cilat ndatë me ne. Më pelquen shumë rekomandimet tuaja për më shumë pjesëmarrje dhe përfshirje të rinisë në çështjet publike, për prezantimin e punës vullnetare ose të komunitetit për studentët, si dhe për informacion më të bollshëm dhe më të mirë për qytetarët në lidhje me reformat kryesore të autoriteteve të Shqipërisë”.
Kjo nismë nga organizatat rinore përfshiu ekspertë të rinj dhe pyeti 600 të rinj për të identifikuar arsyet e migrimit. Të anketuarit u pyetën mbi mënyrën se si institucionet mbështesin – ose nuk mbështesin – rininë në Shqipëri, dhe çfarë e shtyn migrimin.
Migrimi i rinisë është aktualisht një çështje e nxehtë në Shqipëri me 65% të studentëve që shprehin synimin për të emigruar dhe për t’u vendosur në vendet perëndimore. Siç tregon dhe studimi, ka megjithatë të rinj të cilët zgjedhin të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Mbështetja nga Ambasa e Zvicrës për këtë nismë është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar funksionimin e institucioneve demokratike dhe për prosperitetin e ekonomisë në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














