Shkurt.ch
Të rinjtë e SVP-UDC-së deponojnë iniciativën për natyralizim
Përkundër nënshkrimeve të pavlefshme të mëhershme, kësaj radhe iniciativa e tyre është vërtetuar
Iniciativa kantonale e të rinjve të SVP-UDC-së në Bernë për natyralizimin ka mundur t’iu nënshtrohet organeve kompetente dhe madje përkundër vështirësive që organizatorët kanë hasur më herët për arsye të një numri të madh të nënshkrimeve që nuk kanë qenë të vlefshme.
Iniciativa në fjalë konsiderohet të jetë e vlefshme pas kërkimeve për falsifikim nënshkrimesh që janë kryer nga policia kantonale si dhe nga Ministria Publike e rajonit Bernë – Mitteland.
Organet në fjalë i kanë gjetur fajtorët e dyshuar, por kanë thënë se akti i tyre nuk ka qenë i motivuar politikisht.
Pra, kësaj here iniciativa ka mundur të paraqitet me 16. 004 nënshkrime të vlefshme, duke tejkaluar kështu minimumin e kërkuar prej 15. 000 nënshkrimeve.
Iniciativa në fjalë kërkon që të huajt kriminelë apo ata që përfitojnë nga ndihmat sociale të mos mund të kërkojnë të natyralizohen. Veç kësaj, iniciativa në fjalë kërkon po ashtu që kandidatët për natyralizim të posedojnë një diplomë të gjuhës si dhe ta njohin historinë dhe institucionet e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











