Tematike
Të rinjtë e SVP-së, paditen për racizëm ndaj romëve
Në pllakat duket një zviceran me kapele të barinjve zviceranë i cili i mbyll hundët ngase i pengon kundërmimi i rëndë i përhapur nga kaosi i “ciganëve”
Një pllakat i publikuar në facebook nga organizata e të rinjve të SVP-së (JSVP) së Kantonit të Bernës është vënë në thumb të kritikave nga të gjitha anët për shkak të racizmit që shpërfaq. Në pllakat duket një zviceran me kapele të barinjve zviceranë i cili i mbyll hundët ngase i pengon kundërmimi i rëndë i përhapur nga kaosi i “ciganëve”, shkruajnë të gjitha mediet zvicerane sot. Për ta bërë tendencën edhe më “transparente”, në tekstin shoqërues shkruan: “Zgjidhni kandidatët e JSVP-së – Ndaloni vendet e transitit për ciganët!”, transmeton albinfo.ch.
Në sfond të këtij aksioni politik është, sipas JSVP-së fakti se “në regjionin Berner Mitteland njerëzit ndihen të shqetësuar lidhur me vendet e planifikuara transite për ciganët e huaj”.
Kundër gjithë kësaj ka reaguar Bashkësia e Sinti dhe Romëve e Zvicrës. Sipas saj, me ilustrimin e përmendu sugjerohet që “ciganët” janë në mënyrë paushalle të ndryrë, të prirë për kriminalitet, i hedhin ngado fekalet e tyre dhe e pengojnë në mënyrë të vazhdueshme rendin publik”. Kjo është nxitje me “resentimente raciste kundër pakicave”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, shoqata sheh këtu një shkelje të ligjit kundër racizmit dhe tashmë, e mbështetur nga Shoqëria për Popujt e Rrezikuar ka iniciuar një padi.
Ndaj këtij pllakati ka reaguar edhe përfaqësuesi i SVP-së në qeverinë e Kantonit të Bernës, Christoph Neuhaus, i cili mbulon pikërisht resorin që ka në kompetencë rastin. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një paraqitje “pa nivel dhe që shkon tepër larg”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













