Lajme
Të rinjtë e disa vendeve mund të udhëtojnë falas me tren në Evropë
Falas me tren për 30 ditë në Evropë
Nëse keni lindur në vitin 2005, atëherë kjo është për ju: BE-ja po jep 38.000 bileta treni për udhëtime me tren në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Të udhëtosh me tren nëpër Evropë një herë në jetë – për shumë të rinj, por edhe më të moshuar, është mishërimi i vetë lirisë.
38.000 të rinj evropianë kanë tani mundësinë të fitojnë një biletë falas për të udhëtuar me tren në gjithë kontinentin edhe një herë.
Dhe për të rinjtë jashtë BE-së
Komisioni Evropian ka njoftuar fillimin e raundit të ardhshëm të programit të udhëtimit “DiscoverEU”, ku mund të marrin pjesë qytetarët e vendeve të BE-së, si dhe të rinjtë nga Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Turqia dhe Serbia. Deri tani nuk ka ndonjë shpjegim pse shtetasit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk janë përfshirë në këtë projekt.
Pamje nga një stacion hekurudhor në Stutgard
Udhëtimet me trena në Evropë pa pagesë për disa grupe për një muaj Fotografi: Bernd Weißbrod/dpa/picture-alliance
Të rinjtë mund të aplikojnë për bileta deri më 18 tetor në orën 12:00, njoftoi Komisioni në Bruksel.
Kushdo që dëshiron të fitojë një biletë falas, fillimisht duhet të demonstrojë njohuritë e tij në një kuiz të shkurtër. Fituesit mund të udhëtojnë nëpër Evropë deri në 30 ditë midis 1 marsit 2024 dhe 31 majit 2025.
Dhuratë për ditëlindjen e 18-të
Programi është i dedikuar për të rinjtë e moshës 18 vjeç e lart. Më saktësisht, të gjithë të lindurit nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2005 mund të marrin pjesë. Pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara ose probleme shëndetësore mund të sjellin një shoqërues me vete.
Iniciativa “DiscoverEU” filloi në vitin 2018 dhe ishte ideja e aktivistëve Vincent-Immanuel Herr dhe Martin Speer. Propozimi i tyre për t’i dhënë çdo qytetari të BE-së një biletë Interrail për ditëlindjen e tyre të 18-të dhe për t’i prezantuar ata në kontinent në këtë mënyrë u përmbush.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









