Ekonomi
A do të punojnë gjermanët vetëm 28 orë në javë?
Miliona punëtorëve në Gjermani së shpejti do t’u plotësohet dëshira për të punuar vetëm 28 orë në javë, pas një marrëveshjeje të arritur nga sindikatat me pronarët e më shumë se 700 kompanive. Nga viti në vit, 2.3 milionë punëtorë do të jenë në gjendje të gëzojnë orët fleksibile të punës, por edhe paga më të larta, shkruan albinfo.ch.
Marrëveshja u arrit gjatë negociatave të sindikatës “IG metal” dhe përfaqësuesve të më shumë se 700 kompanive në Gjermaninë veriperëndimore. Kjo marrëveshje pritet të ketë një ndikim në gjithë industrinë gjermane. Në këtë mënyrë, nga 2019, punëtorët në shumicën e kompanive inxhinierike, si Daimler, Mercedes-Benz, do të jenë në gjendje të zgjedhin të punojnë vetëm 28 orë në javë për një periudhë prej dy vjetësh.
“Në këtë mënyrë, standardet do të krijohen për kompanitë e tjera”, tha Megan Greene, kryeekonomiste në Manuela Asset Management.
Bashkimi pret që vendimi për të reduktuar orët e punës të jetë më i pranuar nga ata që duan më shumë kohë për të kaluar kohën e tyre në shtëpi, duke u kujdesur për fëmijët dhe familjen. Të gjithë ata që duan të fitojnë më shumë para do të jenë në gjendje të punojnë në një kohë pune standarde prej 40 orësh në javë.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













