Lajme
Të pasurit shtojnë pasurinë, 600 milionë dollarë më shumë të ardhura
6 miliardë e 460 milionë USD pasuri bankare zotërohen nga 109 mijë e 192 individë, që përbëjnë vetëm 6.6% të qytetarëve që kanë kursime në Shqipëri.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2021, të pasurit kanë shtuar pasurinë që mbajnë në banka, duke zënë 58% të totalit të depozitave që ka i gjithë sistemi.
Pasuria e tyre është rritur me 600 milionë dollarë, krahasuar me fundin e vitit 2020.
Por edhe numri i personave të pasur që kanë një llogari bankare mbi shumën 25 mijë dollarë është zgjeruar me 8 mijë veta.
Pavarësisht kësaj, tendenca e pabarazisë vijon të thellohet. 1 individ zotëron pasuri më shumë se 20 të tjerë bashkë. Një vit më parë ky raport ishte 1 me 19.
Depozitat me shuma të vogla janë rritur me 4.8% me bazë vjetore, ndërsa ato të mëdha u shtuan me 10.4%.
Totali i depozitave në banka arriti 12.86 miliardë dollarë, duke u rritur me 4.5 % krahasuar me 2020-ën./Euronews
E-Diaspora
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë Pas “Barrë dhe bekim” dhe “Dinjitet dhe falje”, autorja shqiptaro-zvicerane Shqipe Sylejmani u rikthye këtë javë...
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
-
22-vjeçari shqiptar arrestohet në Britani, kapet në shtëpi me fermë kanabisi
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë