Bota
Të paktën 8 të vdekur nga tërmetet në Filipine
Tërmetet me magnitudë 5,9 dhe 5,4 goditën provincën Batanes
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pas dy tërmeteve të fuqishme në Filipine, njofton REL.
Tërmetet me magnitudë 5,9 dhe 5,4 goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit.
Tërmetet ndodhën në orët e para të së shtunës.
Kryetari i kësaj province, Raul de Sagon tha se rreth 60 persona janë lënduar. Shumë njerëz ishin brenda shtëpive të tyre kur ndodhën tërmetet.
Pas tërmeteve, nuk është lëshuar ndonjë alarm për cunami.
“Kemi parë shtëpitë duke u lëkundur. Disa mure të shtëpive janë rrëzuar dhe kanë rënë mbi viktimat. Disa persona kanë vdekur sepse ka qenë në gjumë, kur ka ndodhur tërmeti”, tha për AFP, zyrtari policor Uzi Villa.
Filipine gjendet në pjesën e Paqësorit që njihet si “Unaza e Zjarrit” – një zonë me aktivitet të madh sizmik.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












