Lajme
Të paktën 30 të plagosur nga shpërthimi në qendrën e emigrantëve në Itali
Ka arritur në të paktën 30 numri i personave të plagosur në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës.
Autoritetet në qytetin e San Lorenzo Nuovo kanë njoftuar se shumica pësuan lëndime të lehta, megjithëse një person u transportua me aeroplan në një spital në Romë, përcjell TCH.
Sipas njoftimeve, ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe se shkaku i shpërthimit është i paqartë, ndërsa u raportua se deri më tani nuk ka pasur indikacione se mund të jetë një sulm, shkruan albinfo.ch.
Prefekti i Viterbos, Antonio Cananà, ka thirrur një mbledhje urgjente për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Ndërtesa e shembur ndodhet në zonën industriale të qytetit, ku kryesisht banonin burra.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











